Lëvizte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari/ Policia i gjen kallashnikov në banesë

Lëvizte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari/ Policia i gjen kallashnikov në banesë

Një 46-vjeçar që posedonte një kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive, municion luftarak dhe një automjet, përfundoi në prangat e policisë.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se shtetasi po lëvizte në Rrugën e Qelqit me armë zjarri në automjet.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kryqëzimi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive, municion luftarak dhe një automjet. Vihet në pranga 46-vjeçari që i posedonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas po lëvizte me armë zjarri në automjet, në kryqëzimin në Rrugën e Qelqit, si dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i automjetit të dyshuar. Në rrugën "Altin Basha", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- P. D., 46 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi, në rrugën "Thoma Koxhaj", u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy