Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Zinxhira”, vetëm dëme materiale

Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Zinxhira”, vetëm dëme materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar fillimisht Policinë e Shtetit, e cila më pas ka sinjalizuar shërbimin zjarrfikës.

 

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur tre automjete zjarrfikëse së bashku me trupën e ndërhyrjes. Zjarri kishte rënë në një apartament në katin e pestë të një pallati në këtë lagje.

 

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët zjarrfikës konstatuan se banesa ishte përfshirë nga flakët dhe ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, duke izoluar dhe shuar plotësisht zjarrin.

 

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në orenditë shtëpiake. Fatmirësisht, poseduesit e banesës nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy