Falsifikonin e hidhnin në treg bileta të transportit publik, një në pranga e dy në kërkim

Falsifikonin e hidhnin në treg bileta të transportit publik, një në pranga e dy në kërkim

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se falsifikonin biletat e transportit dhe më pas i hidhnin në treg.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se tre shtetas falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bileta”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy