Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, arrestuan shtetasin A. Z., 36 vjeç, me precedent penal.
Të njëjtit iu gjetën në banesë, dy armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjestër optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike;
Poshto shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Kontrolli”, arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç, në banesën e të cilit, në fshatin Brret, u gjetën 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar përfshirjen e 2 shtetasve të arrestuar, në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



