Plagosja me armë në Shkodër/ Druni: Konflikt i çastit. Autori i identifikuar, në kërkim nga policia (VIDEO)

Plagosja me armë në Shkodër/ Druni: Konflikt i çastit. Autori i identifikuar, në kërkim nga policia (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri është raportuar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", ku një 49-vjeçar dyshohet se ka plagosur një të ri pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas korrespondentes të MCN në Shkodër, Bendis Druni, ende nuk ka një pistë të qartë mbi shkaqet që çuan në këtë akt, ndërsa pista më e mundshme mbetet konflikti i çastit.

Autori i dyshuar, shtetasi P. F., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Jozef Çekaj, 26 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim. 

Aktualisht, po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërkohë që autoritetet njoftojnë se po verifikohen të gjitha rrethanat që çuan në këtë përplasje me armë zjarri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy