Mashtronin qytetarët gjermanë përmes një call center-i në Tiranë, SPAK godet grupin kriminal: Dëmi ekonomik, 365 mijë euro. 5 në pranga, 3 në ‘arrest shtëpie’

Mashtronin qytetarët gjermanë përmes një call center-i në Tiranë, SPAK godet grupin kriminal: Dëmi ekonomik, 365 mijë euro. 5 në pranga, 3 në ‘arrest shtëpie’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka finalizuar operacionin e koduar “Pandora” dhe ka goditur një grup kriminal që mashtronte qytetarë gjermanë përmes call center-ave të paligjshëm.

Bëhet me dije se hetimet nisën në dhjetor të vitit 2023, pas kallëzimeve dhe informacioneve të mbërritura nga policia gjermane. 

Grupi që vepronte kryesisht nga Shqipëria, shfrytëzonte një call center të paregjistruar, ku personat hiqeshin si oficerë policie gjermane dhe premtonin rikuperimin e fondeve të humbura në tregjet e kriptovalutave dhe forex-it. 

Sipas prokurorit të çështjes, Ened Nakuçi, përmes kësaj skeme mashtruese janë dëmtuar financiarisht qindra qytetarë gjermanë, me një vlerë totale dëmi prej 365 mijë euro.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, ka caktuar masat e sigurisë për 10 persona: 5 'arrest me burg' dhe  3 'arrest në shtëpi'.

 2 shtetas të tjerë, masat nuk janë ekzekutuar pasi ata janë larguar jashtë territorit të Shqipërisë. 

Sipas Oliver Hoffman-it, drejtuesit gjerman të operacionit, hetimet kanë zgjatur 18 muaj dhe gjatë tyre janë ndjekur në kohë reale 20 telefonata. 

Sipas Hoffman, telefonatat mashtruese vinin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera si Kosova, Serbia, Bosnja dhe Libani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy