Ndërhynte në aplikacionin Booking dhe mashtronte për të përftuar para, arrestohet një person në Tiranë

Ndërhynte në aplikacionin Booking dhe mashtronte për të përftuar para, arrestohet një person në Tiranë

Një person i cili ndërhynte në sistemet kompjuterike të aplikacionit Booking, duke mashtruar shtetas të ndryshëm, për të përftuar shuma parash, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

 Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.  

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy