I dyshuar për trafikim armësh, arrestohet 44 vjeçari në Durrës

I dyshuar për trafikim armësh, arrestohet 44 vjeçari në Durrës

Në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Hidden line”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Rr., 44 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, trafikim armësh dhe municioni, si dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe të uniformës.

 

Gjatë kontrollit në subjektin e tij, një studio tatuazhi në lagjen nr. 4 të Durrësit, specialistët sekuestruan: 1 pistoletë dhe 1 armë kallashnikov, 1 granatë dhe 2 krehra me municion luftarak, 1 armë e ftohtë (dorezë metalike), 1 palë pranga të ngjashme me ato të Policisë, mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular.

 

Hetimet tregojnë se armët dyshohet të jenë poseduar me qëllim trafikimi. Policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy