
Një djalë i ri ka humbur jetën, i mbytur në një rezervuar në Berat. Ditën e sotme është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit, Sqepur, Dimal, shtetasi Llazar Palla, 23 vjeç, banues në Sqepur, Dimal.
23-vjeçari ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, në datën 14 mars.
Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e forcës Renea dhe shërbimet e policisë Dimal kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga rezervuari.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes



