
Një aksident ka ndodhur sot në bulevardin "18 shtatori" në Gjirokastër. Një këmbësor 64-vjeçar është aksidentuar nga një automjet që drejtohej nga një i ri.
Për pasojë këmbësori është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 19:30, në bulevardin "18 shtatori", shtetasi F. S., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volswagen", ka aksidentuar një 64-vjeçar, (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”.



