Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan mbi 11300 doza ekstazi.
Arrest në burg u caktua për dy shtetasit nga Kosova Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre nga Tirana, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes.
Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që pesë të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.



