Ndërtoi pallat në tokën e spitalit në Laprakë, arrestohet biznesmeni Dritan Llanaj

Ndërtoi pallat në tokën e spitalit në Laprakë, arrestohet biznesmeni Dritan Llanaj

Është ndaluar sot më urdhër të prokurorisë,  biznesmeni i njohur në Tiranë Dritan Llanaj, pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”dhe shtetasit Kadri Pazari e Arben Caci.

Ndalimi i këtyre personave është bërë pas dyshimeve se kanë falsifikuar dokumentat për 25 mijë metër katror tokë në Laprakë. Llanaj kishte lidhur kontrata shit-blerje me qytetarët për ndërtimet që do bëheshin në zonën e 25 mijë m2 të falsifikuara tek ish Spitali Ushtarak.

Biznesmeni Llanaj ishte arrestuar edhe më herët nga policia pasi mbi të rëndonin tre akuza: Ndërtim i paligjishëm (zona e Unazës së Re), falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda. Por vetëm pak ditë pas arrestimit Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë në tetor të 2018 duke i ndryshuar masën në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë sot Llanaj, është arrestuar sërish me akuzën e falsifikimit të dokumentave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy