Një sasi prej 38 kg bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Pogradecit.
Lënda narkotike është sekuestruar në afërsi të fshatit Lin, në afërsi të bregut të liqenit.
Mos gjetja e tregut dhe masat e marra nga policia kanë detyruar një pjesë të prodhuesve të kanabisit, ta hedhin…
Policia e Pogradecit thotë se ka gjetur një sasi prej 38 kg kanabis në afërsi të fshatit Lin.
Lënda narkotike ishte bizë liqenit, tek vendi i quajtur “Uji i Kristaltë”. Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë pasi ka para drogën të hedhur.
Lënda narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale, ndërsa policia thotë se punon për identifikimin e kapjen e autorëve.



