Akuzohet për ndërtimin e skemave piramidale/ Gjykata e Tiranës lë në burg 61-vjeçarin gjerman

Akuzohet për ndërtimin e skemave piramidale/ Gjykata e Tiranës lë në burg 61-vjeçarin gjerman

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘Arrest në burg’ për 61 vjeçarin gjerman Stephan Morgenstem pasi akuzohet për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare. 

Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, shtetasi gjerman ka kërkuar masë më të butë sigurie siç është ajo e garancisë pasurore në vlerën e 2 milion lekëve por u rrëzua nga gjyqtari Gerd Hoxha. 

Avokati Maks Haxhia tha se lidhur me këtë çështje megjithëse ka bashkëpunëtor nuk është arrestuar asnjë shtetas korean, ndërsa kërkoi lirimin nga qelia pasi nuk ka marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut, teksa ky shtet e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet 61 vjeçari gjerman kishte blerë në Shqipëri edhe një vilë në periferi të Tiranës.

Ai u kap në Rinas teksa po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë. Për 61 vjeçarin në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy