Arrestohet njëri nga grabitësit e çiftit austriak (VIDEO)

Arrestohet njëri nga grabitësit e çiftit austriak (VIDEO)

Njëri nga grabitësit e çiftit austriak është arrestuar nga policia. Mësohet se në prang ra Zamir Pjetra, 33 vjeç. Nga Fierza, sese akuzohet se së bashku me një tjetër person kanë grabitur çiftin e turistëve austriakë, E. V. 54 vjeçe dhe K. S. 61 vjeç.

Grabitja ndodhi në datë 18 Gusht, rreth orës 23:30 në fshatin Fierzë duke u marrë 300 euro dhe një telefon. Pas grabitjes, çifti i turistëve nga Vjena kanë bërë kallëzim në polici, e cila zbardhi ngjarjen duke arrestuar njërin nga autorët.

Zamir Pjetra po merret në pyetje për të zbuluar bashkëpunëtorin në grabitje. Kjo grabitje ndodhi në kohën kur turistët ishin duke pushuar në buzë të rrugës, por për fat të mirë askush nuk mbeti i lënduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy