
Një kikboksier i akuzuar për vrasjen e Flamur Beqirit para familjes së tij në prag të Krishtlindjeve dy vite më parë, ka mohuar të jetë një vrasës me pagesë.
Anis Hemissi, 24 vjeç, akuzohet për vrasjen e Flamur Beqirit, 36 vjeç, në Battersea, në jugperëndim të Londrës, në vitin 2019.
Ai tha para jurisë në Southëark Crown Court se fluturoi nga Kopenhagen në Londër për tu takuar me një femër.
Prokurorët pretendojnë se Hemissi ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë Beqirin për shkak të një rivaliteti të dhunshëm midis dy rrjeteve të krimit të organizuar në vendin skandinav.
Duke dhënë dëshmi, Hemissi tha se ai fluturoi për në Londër nga Kopenhaga, Danimarkë, më 20 dhjetor 2019 për të takuar një 22-vjeçare, Nadine, të cilën e kishte njohur në Facebook.
Ai u tha juristëve se ajo ishte një nga "më shumë se 20 vajzat" me të cilat po fliste në mediat sociale dhe aplikacionet e takimeve.
Ai tha se udhëtoi për në Londër për ta takuar pasi ajo i tha se babai i saj nuk do ta linte të udhëtonte jashtë vendit.
"Ne thjesht do të bënim qejf, do të pushonim, ndoshta do të dilnim dhe të hanim diçka, ndoshta të dilnim dhe të blinim disa rroba," tha ai
Hemissi u tha juristëve se Nadine kishte rregulluar që ai të qëndronte në banesën e shoqes së saj - e cila dyshohet se përdorej nga të dyshuarit pasi ishte marrë me qira përmes Airbnb.
Shtetasit suedezë Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Baëer Karaer, 23, gjithashtu mohojnë vrasjen.
Ndërkohë hetimet janë ende duke vazhduar.



