Tragjedia në Theth, Policia: Turisti po ngjitej në shkëmb të thepisur, rrëshqiti dhe ra në humnerë!

Tragjedia në Theth, Policia: Turisti po ngjitej në shkëmb të thepisur, rrëshqiti dhe ra në humnerë!

Policia e Tropojës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në zonën e Valbonës. Sipas njoftimit zyrtar, policia bën të ditur se pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Nga deklarimet paraprake të njërës prej turistëve, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J.

Ndërsa shtetasja M. S., po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy