Mbi 2 mijë gjoba në 2 javë në Vlorë, Policia Rrugore bën bilancin: 2 shoferë të arrestuar, 9 të proceduar

Mbi 2 mijë gjoba në 2 javë në Vlorë, Policia Rrugore bën bilancin: 2 shoferë të arrestuar, 9 të proceduar

Policia Rrugore e Vlorës ka ndërmarrë një aksion intensiv kontrollesh duke vendosur gjithsej 2,407 gjoba dhe duke arrestuar apo proceduar penalisht 11 drejtues mjetesh gjatë 2 javëve të para të muajit shtator.

 

Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja. 

 

Sipas njoftimit të policisë, 2 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur; 3 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit dhe 6 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur masa administrative për shkelje të ndryshme, si:  780 masa administrative për parkime të gabuara; 720 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë; 404 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse; 56 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit; 47 masa administrative për parakalime të gabuara; 37 masa administrative për xhama të zinj; 19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 8 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 336 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy