Mirditë/ Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet një person

Mirditë/ Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet një person

Një 31 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur duke kultivuar kanabis sativa në një hapësirë pyjore, ndërsa në banesë i janë gjetur dhe 4 kg lëndë narkotike të paketuara gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Lezhë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Fani”.

Si rezultat i këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Vladimir Nikolli, 31 vjeç, banues në fshatin Kujt, Njësia Administrative Fan, Mirditë, i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit të tij, në një parcelë kishte kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara cannabis sativa.

Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në flagrancë në parcelë duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e mbrëmjes.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte përftuar nga parcela që kishte kultivuar, një armë gjahu, simbole pamore dhe jelek antiplumb si ato të policisë.

Në vijim të operacionit, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy