Makinën plot me emigrantë, kapen në Maliq dy të rinjtë

Makinën plot me emigrantë, kapen në Maliq dy të rinjtë

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur duke transportuar ilegalisht kundrejt fitimit 8 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. K., 22 vjeç, banues në Durrës dhe S. K., 22 vjeçe, banuese në Roskovec, Fier. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin G. K., në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me mjetin tip "Range Rover", në bashkëpunim me shtetasen S. K., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy