Shqipëri-Mali i Zi me Memorandum bashkëpunimi për inspektimet online

Shqipëri-Mali i Zi me Memorandum bashkëpunimi për inspektimet online

Inspektorati Qendror nënshkroi sot në Tiranë një “Memorandum Bashkëpunimi” me Administratën për Çështjet e Inspektimit të Malit të Zi.

Memorandumi u nënshkrua nga Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari dhe Ilir Harasani, Drejtor i Administratës për Çështjet e Inspektimit të Malit të Zi.

Kjo është marrëveshja e tretë e bashkëpunimit, pas asaj me Inspektoratin e Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Përvoja jonë e suksesshme, për t’i kryer inspektimet me procedura strikte ligjore, online, ka marrë interes dhe po implementohet jo vetëm në vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë. Formalizimi i ekonomisë, lufta kundër korrupsionit, ulja e barrës administrative për biznesin është angazhim i Inspektoratit Qendror për të cilin jemi vlerësuar edhe nga organizmat ndërkombëtare si OECD, IGA, Sigma, USAID, GIZ etj. Për ne është vlerësim që edhe Ilir Harasani, Drejtor i Administratës për Çështjet e Inspektimit të Malit të Zi, ndërmori këtë angazhim, sot në Tiranë, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis dy institucioneve homologe”, nënvizon ai.

Ky bashkëpunim, deklaroi Hajdari, ka për qëllim nxitjen e shkëmbimit të informacionit në lidhje me përvojat në rregullimin e inspektimeve në inspektoratet shtetërore dhe vendore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy