Gazetari Sokol Bregu e cilëson të pritshme pretencën e SPAK për të pandehurit e dosjes “5D” me 39 vite burg, lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj të pandehurve.
Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, Bregu tha se pesë drejtorët kanë fituar gjithë tenderët kryesorë të Bashkisë Tiranë.
Sipas tij, është e vështirë të provohet se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal.
Duket se SPAK e ka ngritur masën dhe kërkesën për dënim nga dy apo tre proceset e mëparshme, të gjithë drejtorët e mëparshëm që kanë lidhje me këtë grup janë dënuar me kusht, janë lënë të lirë. Shumë prej këtyre drejtoreshave që morën dënime të lehta nga GJKKO bën edhe foto me idenë që s’na u bë gjë, por që humbën vetëm vendin e punës.
Kjo është një skemë ku ata kishin krijuar një firmë të tyre, pesë drejtorë të bashkisë, që çdo tender të Bashkisë Tiranë e fitonin ata dhe për këtë bashkëpunonin me drejtorë të tjerë të bashkisë. Nuk di nëse iu kanë shpërndarë para këtyre drejtorëve të tjerë që u jepnin fonde, apo si kolegë. Në veprat që ne konsiderojmë, ata akuzohen për më të rëndat.
Kjo skemë ishte nën hetim prej tre vitesh. Rëndësia e këtyre drejtorëve i kalon ato të ministrave. Ra akuza e grupit të strukturuar kriminal ndaj tyre, se me këtë akuzë do të kishin edhe 5 vite të tjera burg. Këta koordinonin me njeri tjetrin, por nuk u gjet që paguanin apo kërcënonin dikë. Grup i strukturuar kriminal është grupi i AKSHI-t.
39 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme nga gjykata për dënimin e tre drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.
Tre ish drejtorëve sipas SPAK duhet tu ndalohet për 5 vite edhe ushtrimi i funksioneve publike. Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.



