Pengmarrja e 27-vjeçarit/ Roli i të dashurës dhe si e futën në kurth duke përdorur një femër tjetër

Pengmarrja e 27-vjeçarit/ Roli i të dashurës dhe si e futën në kurth duke përdorur një femër tjetër

Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për pengmarrjen e një 27-vjeçari në Tiranë. Policia bëri të ditur se ka identifikuar 5 shtetas, të cilët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para 27-vjeçarit E.H., të cilin e kanë mbajtur për disa orë peng dhe e kanë dhunuar fizikisht në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash. 

 

Sipas policisë, janë vënë në pranga L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.     

 

Po ashtu janë sekuestruar pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.   

 

Historia e pengmarrjes

 

E. H. rezulton punonjës në një restorant peshku. Prej 6 muajsh, ai ka pasur një lidhje me S. C., lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranë.

 

Mësohet se Haxhiu i ka parë disa mesazhe të dashurës në telefonin e saj. Në mesazhe, një person me emrin L. K. nga Lezha i shprehej asaj që ta linte E. dhe t’i bënin ndonjë "gol".

 

Pak ditë më parë, H. është njohur në rrjetet sociale me një vajzë, e cila i është prezantuar si Monika Marku dhe janë takuar mbrëmjen e djeshme në një lokal te Rruga e Elbasanit. 

 

Marku i ka sugjeruar H. që të kalonin natën në një airbnb që e kishte zgjedhur ajo vetë në afërsi të Liqenit Artificial. Pasi kanë mbërritur aty me makinën e H., nga tualeti i banesës kanë dalë 2 persona me thika dhe armë zjarri pistoletë, sopatë dhe e kanë dhunuar dhe lidhur në tualetin e banesës. 

 

Njëri nga këta persona është njohur nga i dëmtuari si shtetasi L.K.

 

Pasi e kanë kërcënuar, ata i kanë kërkuar një shumë prej 10000 eurosh që ta lironin. Pasi H. u ka premtuar shumën, e kanë liruar të kthehej në banesë dhe e kanë pritur poshtë saj. 

 

H. u ka dorëzuar atyre 5000 euro, por pavarësisht kësaj, ka marrë mesazhe kërcënuese për dorëzimin e pjesës tjetër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy