
Një sherr i ndodhur në një lokal në periferi të Tiranës ka përfunduar me një person të plagosur.
Bazuar nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se në Ndroq, në ambientet e një lokali, shtetasi F. M., gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. T., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



