Berat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për prostitucion e drogë

Berat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për prostitucion e drogë

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar të mërkurën dy shtetasve në Berat, të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të lëndëve narkotike, formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.  

Kërkesat i kanë shkuar shtetasve Mikel Hoxha, banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni" dhe shtetasit Saimir Petova, banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy