Policia e Kosovës raporton për konfiskim të armëve pa leje në katër shtëpi të serbëve në Banjskë

Policia e Kosovës raporton për konfiskim të armëve pa leje në katër shtëpi të serbëve në Banjskë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se të shtunën e javës së kaluar, një ditë përpara sulmit nga grupi terrorist serb, ka gjetur armë pa leje në katër shtëpi.

Në të gjitha rastet, sipas njoftimit, armët janë konfiskuar dhe rastet po hetohen në procedure të rregullt.

Në një rast, PK-ja thotë se ka gjetur një pushkë të llojit “Karabin” me 87 fishekë dhe një pushkë ajrore.

“Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në një tjetër rast, policia gjen në shtëpinë e të dyshuarit serb po ashtu pushkë të llojit “Karabin” me 74 fishekë.

“Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin tjetër të PK-së.

Në rastin e tretë, po ashtu një tjetër serbi në shtëpi iu është gjetur një pushkë “Karabin” pa municion.

Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin”  pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më tej.

Në njoftimin për rastin e fundit, policia bën të ditur se në shtëpinë e një tjetër serbi është gjetur një pushkë gjueti edhe 10 copë fishekë.

Për asnjërën nga armët të dyshuarit serbë nuk posedonin leje valide. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy