Ndërron jetë poeti dhe kineasti Petrit Ruka

Ndërron jetë poeti dhe kineasti Petrit Ruka

Petrit Ruka, poeti dhe kineasti i njohur është ndarë nga jeta sot në moshën 67-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje në zemër.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21 gusht të vitit 1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura në Tiranё në vitet 1985-1986.

Ai ka qenë edhe skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio në vitet 1986-1996. Në vitin 2000 u bë Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2005 qëndroi Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Ruka është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy