
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala tha se nuk është vetëm Elbasani problematik përsa u përket lidhjeve kriminale. Sa i takon dekriminalizimit, Lala tha se çdo parti ka lidhjet me "të fortët" dhe këta nuk mungojnë në lista.
A ka qarqe të tjera problematike?
Përveç Elbasanit, shkoj problematik Durrësin. Historikisht ka pasur grupe kriminale që kanë mbështetur grupe politike të ndryshme. Shikoj si shumë problemtik Fierin. Është një qytet që asnjëherë nuk ka shënuar krime të rënda, por nën rrogoz ka lëvizur fije të ndryshme.
Lala: Çdo parti ka të fortët e vet, emrat në listat e kandidatëve
Aqif Rakipi, i larguar nga dekriminalizimi, ka të birin në listën e PS.
Ke rastin e Iliri Ndraci, personazh i grupit kriminal Avdylaj, kandidat në Durrës.
Rezart Tusha, kandidat demokrat, është dëbuar nga Zvicra për dyshimet për trafik droge.
Në dosjen 184, qytetarëve u hiqej ndihma ekonomike. Është përdorur edhe kërcënimi me armë. Për mua nuk është problem Tirana, sa janë problem zonat rurale.
Çdo parti ka të fortët e vet. Pavarësisht se zoti Basha e ka dekriminalizimin kalë beteje.
Në Elbasan, demokratët kanë mbështetësit e tyre në radhët e grupeve kriminale.
Rrahman Rraja është në listë të sigurt.
Në Peshkopi, Dionis Ymeraj, sipas Prokurorisë ka kryer veprën e shitblerjes së votës. Ka shpëtuar për kleçka proceduraile. Nuk jam dakord që Mediu të jetë në listë. Përtej çështjes juridike është edhe çështje morali.
Roli i policisë në zgjedhje
Në Elbasan ka 6 punonjës polici nën hetim për lidhje me grupet kriminale. Nesër do të jenë të angazhuar në procesin zgjedhor.



