Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Pogradec–Qafë Thanë”, ku si pasojë ka humbur jetën një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 11:30, një automjet me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet tjetër me targa të huaja, të drejtuar nga shtetasi E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja 26-vjeçare, E. Ll., banuese në Maqedoninë e Veriut, e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja.

 

Nga aksidenti janë dëmtuar edhe drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në to. 

 

Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy