Një automjet është përpplasur me një motor në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas informacioneve, mësohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorrit.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse është jashtë rrezikut apo jo. Ndërkohë, drejtuese e mjetit tjetër mësohet se ka qenë një femër.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



