Vrau një specie të mbrojtur me ligj, procedohet në gjendje të lirë i riu

Vrau një specie të mbrojtur me ligj, procedohet në gjendje të lirë i riu

Një 26-vjeçar me inicialet A.G., është proceduar në gjendje të lirë në Tiranë për veprën penale "Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër".

Veprimet proceduriale nisën pas publikimit të një foto në rrjetet sociale, ku ai shfaqej duke vrarë disa shpendë.

Në lidhje me këtë rast nga inspektorët e IMT Kolonjë është plotësuar akti i konstatimit të gjobës me vlerën 80000 lekë.

 

NJOFTIMI 

Në lidhje me një foto të publikuar në portalin "JOQ", ku në Leskovik, Kolonjë, shfaqet një shtetas i cili dyshohet të ketë vrarë disa shpendë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. 
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 26 vjeç, lindur në Leskovik dhe banues në Yzberisht, Tiranë, për veprën penale "Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër". 
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, të cilën 26-vjeçari e posedonte me lejen përkatëse. Në lidhje me këtë rast nga inspektorët e IMT Kolonjë është plotësuar akti i konstatimit të masës administrative me vlerën 80000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy