Një ngjarje e ulët ka ndodhur mesditën e djeshme në Elbasan, teksa një 40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi, ka dhunuar brutalisht rojën 70 vjeç në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.
Edhe pse janë publikuar videot, policia e ka konsideruar dhunën ndaj 70 vjeçarit si ‘një shuplakë në fytyrë’.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Durim Koçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.



