
Një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Greqi, pasi është dhunuar nga tre bashkëatdhetarë të tij. Sipas raportimeve nga mediat greke, punëtori shqiptar punonte bashkë me tre personat që e dhunuan, si ndërtues në një kompani private.
I dhunuari dyshohet se kishte pasur një problem personal me njërin prej të akuzuarve për dhunë, ndërsa fillimisht mes tyre ka pasur një sherr verbal dhe 54-vjeçari e ka kërcënuar duke i thënë: “nëse merr telefon diku nuk do të dalësh i gjallë” dhe e ka ofenduar.
Të nesërmen, të dyshuarit kanë shkuar në mëngjes në vendin e punës, dhe kanë sulmuar hotelin ku punonte viktima, duke mbajtur shkopinj me gozhdë, paleta të thyera dhe duke bërtitur në shqip se do ta vrisnin.
Në atë moment 54-vjeçari ka qenë i vetëm kundër të treve dhe nuk ka pasur kohë për të reaguar. Nga dhuna ai ra pa ndjenja në dysheme.



