Gjykata e Vlorës ka vendosur mesditën e kësaj të enjteje masën e sigurisë për personat e arrestuar në operacionin e policisë ku u sekuestruan 500 kg lëndë narkotike.
Për Idriz Meminajn, Romir Meminajn, Emanuel Meminajn, Nertil Gjonin, Xhuliano Gjonin, Laurent Likajn dhe Altin Mecin, gjykata ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg””.
Seanca për të shtatë personat e arrestuar ka nisur rreth orës 13 dhe ka zgjatur për gati 90 minuta.
Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e prokurorisë, ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtarja Eranda Cufo.



