Video/ Transportonin lëndë narkotike me makinë, dy të arrestuar në Lezhë

Video/ Transportonin lëndë narkotike me makinë, dy të arrestuar në Lezhë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi janë kapur teksa po transportonin lëndë narkotike.

Ardit Marku, 26-vjeç, drejtues i mjetit, dhe Emiljan Gega, 22-vjeç, teksa po udhëtonin me një mjet tip ‘Mitsubishi’, u ndaluan nga policia në aksin e vjetër Lezhë-Milot në fshatin Pllanë.

Pas kontrollit, në makinë u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre.

Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve, banues në Kurbin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja  e lëndëve narkotike'', kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy