
Një 64-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të martë në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasja P. Q., është gjetur pa shenja jete në rrugë në zonën e Babrrusë, ndërsa dyshimet paraprake janë se mund të ketë rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj teksa ishte duke kryer disa punë shtëpie.
Dyshimet janë pas dëshmisë së dhënë nga fqinjët e 64-vjeçares, ndërsa grupi hetimor po ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



