Tre persona, një nënë së bashku me dy fëmijët e sajë kanë mbetur të plagosur, pasi u përplasën nga një automjet në momentin që po kalonin rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën Jordan Misja në kryeqytet kur u përplasën nga një automjet i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Tre të dëmtuarit u dërguan menjëherë me urgjencë në spitalin e traumës ku sipas burimeve nga spitali gruaja ndodhet në gjende të rëndë për jetën. Ndërsa fëmijët kanë shpëtuar vetëm me fraktura.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e drejtuesit të automjetit. Sipas dëshmitarëve okular makina e cila ka aksidentuar qytetarët është e tipit Bemz, ngjyrë gri, me targa AA 476 ku mungojnë dy shkronjat e fundit.



