Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Në lagjen nr.1 në Durrës, shoferi i makinës së ndjekur nga patrulla, B. M., 21 vjeç, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por madje ka goditur me të edhe njërin prej efektivëve.
Sa i përket pasagjerëve A. K., dhe S. G. 26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.
Njofimi i policisë se Durrësit:
Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrulla pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G. 26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.



