
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj dy efektivëve të policisë, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. Sipas burimeve nga policia, mësohet se ngjarja ndodhi teksa dy policët po ktheheshin nga palestra ndërsa kanë deklaruar se nuk njihen me personat që i qëlluan.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar pas një parakalimi. Dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip “Audi”, ku një tjetër mjet tip “Volksëagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre. Fatmirësisht dy efektivët nuk kanë pësuar dëmtime.



