Dy shqiptarët e vrarë në Itali, del në skenë një pistë e re

Dy shqiptarët e vrarë në Itali, del në skenë një pistë e re

Dy shqiptarët e ekzekutuar në Itali në automjetin e tyre ishin kushërinj. Policia italiane përvec pistës së trafikut të drogës, dhe prostitucionit tashmë po heton dhe atë të gjakmarrjes.

Policia italiane dha detaje të reja në lidhje me atentatin ku mbetën të vrarë dy shtetas shqiptarë në periferinë e Milanos mbrëmjen e së enjtes. Agron dhe Alban Lleshaj u qëlluan nga të paktën 10 plumba.
Gjithashtu është saktësuar se ata nuk janë vëllezër, siç u tha fillimisht nga mediat italiane, por kushërinj.

Viktimat ishin të paarmatosur dhe po udhëtonin me një automjet “Volksvagen Polo”, ngjyrë gri. Nga ekspertiza rezultoi se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agroni.
Në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve, automjeti i kushërinjve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra.

“Ishte pikërisht ora 22: 54 minuta kur unë dëgjova zhurmën dhe mendova se kishte ndodhur aksident. Kur dola dëgjova një djalë të ri në vendin e shoferit që i binte xhamit me dorë dhe bërtiste “ndihmë”. Ne u përpoqëm ta ndihmonim, por nuk patën sukses. Pastaj pashë vrima plumbash në anën e makinës dhe e kuptuan se nuk ishte një aksident”, tregoi një banor i zonës për mediat italiane.
Në zonën ku banonin viktimat, fqinjët i tregojnë si njerëz miqësorë dhe të rregullt në pagesën e qerasë. Nga kontrolli në banesën e tyre policia zbuloi se ata mbanin armë, gjë që ka shtuar dyshimet se shkaku i vrasjes mund të ketë qenë një prishje e pazarit për drogën.

Agron dhe Alban Lleshaj kishin lindur në Rrëshen. Por, para se të shkonin në Itali ata jetonin në Lezhë. Përveç trafikut të drogës pista e dytë është ajo e gjakmarrjes. Megjithatë për këtë pistë nuk ka shumë detaje. Policia italiabne gjithashtu bëri të ditur se disa ditë më parë është arrestuar një shtetas shqiptar i akuzuar për trafik droge e që rezulton të jetë i afërm i viktimave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy