“Përfituesit e amnistisë” festat do t’i kalojnë në qeli

“Përfituesit e amnistisë” festat do t’i kalojnë në qeli

Personat e dënuar që pritej të përfitonin nga amnistia e fundvitit do t’i kalojnë festat në qeli.

Edhe pse ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se projektligji për amnistinë e të dënuarve do të miratohej brenda muajit dhjetorit, kjo gjë nuk u bë e mundur pasi ky projektligj nuk është pjesë e axhendës së këtij muaj në Kuvend.

Pritet që projektligji të bëhet pjesë e seancave të janarit kur Kuvendi të rinisë punën.

Nga amnistia pritet të përfitojnë mbi 600 të dënuar, kryesisht gra, të mitur dhe të moshuar.

Herën e fundit që pati amnisti për të dënuarit ishte viti 2016.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy