Për tërmetin shkatërrues në Marok që goditi mbrëmë këtë vend, ka shprehur solidaritet edhe Shqipëria.
Presidenti Bajram Begaj shpreh përkrahjen e popullit shqiptar dhe thotë se qëndron me popullim e Marokut në këto momente kaq të vështira.
Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun.
Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter thanë autoritetet, ndërsa deri tani raportohen për mbi 600 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur



