FactCheck sjell dëshminë se si vëllezërit Gashi pasi kallëzuan vjedhjen e automjetit, ndërruan deklarimet duke u vënë përball pamjeve filmike ku ata lëvizin me taksi. E shitën makinën për 7300 euro në servisin e pjesëve të këmbimit “Krasniqi” në Kavajë do përfitonin siguracionin Kasko në Finlandë.
Ndodhur para provave të pakundërshtueshme Selim Gashi në prani të avokatit të tij në ambientet e policisë ka pranuar se e gjitha ishte një sajesë për të përfituar siguracionin KASKO për shkak se ata kishin probleme financiare në Finlandë.
Erdha në Shqipëri e shita makinën tek një pikë shit-blerjesh për 7300 euro, vëllait dhe bashkëshortes me të cilët erdhëm nga Kosova u thashë se e kam lënë në servis për ta riparuar. Në tiranë jam kthyer me një taksi dhe Benetit i thashë të nesërmen kur erdhëm tek Liqeni i Paskuqanit se si qëndronte e vërteta. Bashkëshortja ime s’ka dijeni fare për këtë skemë ka mbyllur deklarimet e tij para hetuesve Selim Gashi.
Faktet e Vjedhjes së Sajuar
Selim dhe Benet Gashi me Profesion Pastrues
Mbërritën në Tiranë më 12.4.2023
Shiten Makinën në Qerret Kavajë
tek “Vëllezërit Krasniqi” për 7300 euro
BMË X6 në pronësi të kompanisë
së pastrimit “E& A Group OY”
Automjeti me siguracion FULL KASKO
Kryen tre denoncime në polici
Lëvizën me taksi dhe u filmuan nga Kamerat
Mohuan inskenimin, kërkuan avokat në Polici
Pasi ju treguan pamjet, pranuan mashtrimin



