
Interpol Tirana, në bashkëpunim me strukturat e Drejtësisë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt SHBA-ve, të shtetases L. H.
Në njoftimin e Interpol Tirana thuhej se arrestimi i saj është bërë nisur nga kërkesa e ardhur nga ana e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Kjo e fundit kërkonte arrestimin e përkohshëm të saj, me qëllim ekstradimin nga Shqipëria në SHBA.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë kishte lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më 28 korrik 2021.
Mbi të rëndon vepra penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, i parashikuar nga Kodi Penal i SHBA-ve.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Drejtësisë, është duke kryer të gjitha veprimet ligjore për ekstradimin drejt SHBA-ve.



