Kapen me dy automatikë brenda mjetit që udhëtonin, arrestohen babë e bir

Kapen me dy automatikë brenda mjetit që udhëtonin, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi me mjetin me të cilin udhëtonin u janë gjetur 2 armë zjarri automatik 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit ‘Parandalimi’, u prangosën Skënder Jonuzi, 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione se babë e bir po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete.

Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në  rrugën “Ali Kolonja” 39-vjeçari dhe djali i tij u vunë në pranga.

Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht një 68-vjeçare e cila dyshohet se i ruante në banesën e saj armët e zjarrit të dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua. Vijon puna për  dokumentimin e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy