Policia e Përmetit ka arrestuar dy persona pas sekuestrimit të sasisë prej 768 kg kanabis në një tunel në fshatin Piskovë të Përmetit.
Operacioni u ndërmor dje, 26 maj 2017 , ku të arrestuarit janë Gentjan Hysenji, 36 vjeç dhe Donald Nikollari, 32 vjeç të dy banues në fshatin Piskovë, Përmet.
Droga ishte vendosur në 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme. Lënda nakotike rezultoi se ishte në peshë totale 768 kilogramë.



