Kongresmeni amerikan Mike Quigley viziton bazën e NATO-s në Kuçovë

Kongresmeni amerikan Mike Quigley viziton bazën e NATO-s në Kuçovë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi sot foto nga takimi i ambasadores, Yuri Kim, e cila mirëpriti këtë javë kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley, që zhvilloi një vizitë në Shqipëri.

Sipas ambasadores amerikane, kjo bazë do të marrë financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, dhe kongresmeni amerikan për këtë qëllim vizitoi bazën ajrore të Kuçovës.

“Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s”.

Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me ambasadoren Kim, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy