Makina përplas biçikletën në aksin Laç-Patok, plagoset rëndë 60-vjeçari

Makina përplas biçikletën në aksin Laç-Patok, plagoset rëndë 60-vjeçari

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur, pasi biçikleta me të cilën udhëtonte u përplas nga një automjet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12 e 50 minuta të së shtunës në aksin rrugor Laç-Patok në Kurbin, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi me iniciale D.D banues në Fushë-Kuqe.

Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale E.LL si dhe nisi hetimet për zbardhjen dhe shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy