Një turist i huaj në Sarandë i cili kishte hyrë për t’u larë në det, është zhdukur pa gjurmë.
Policia njofton se rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.
Grupi hetimor i ngritur nga policia Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



