Shpërndante kanabis, vihet në pranga 18-vjeçari, në banesë iu gjet automatik dhe fishek

Shpërndante kanabis, vihet në pranga 18-vjeçari, në banesë iu gjet automatik dhe fishek

Një 18-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan shtetasin K. N., 18 vjeç, banues në Mirditë.

Në qytetin e Rreshenit, shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit fizik i gjetën 18-vjeçarit doza me lëndë narkotike canabis sativa që dyshohet se do t'i shiste në qytet.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me krehër me 30 fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy